Foltorja tek Kryeministria, Berisha: 20 shkurti tmerroi klikën e Ramës, meriton shekuj të tërë me burg

Sali Berisha duke folur nga foltorja para Kryeministrisë këtë të hënë, theksoi se protesta e 20 shkurtit e ka tmerruar klikën e Rdi Ramës, që sipas tij meriton shekuj me burg e dënime.

“Nuk ka vendim më fisnik, nuk ka ideal më të lartë se sa beteja kundër këtij regjimi, kundër kësaj të keqe që ka ngërthyer trupin e Shqipërisë. Një përshëndetje të veçantë për ata dhjetëra mijëra protestues që shndërruan 20 shkurtin e vitit 2026 në kryengritjen paqësore më të fuqishme që ka njohur Shqipëria pas 20 shkurtit të vitit 1991. 20 shkurti 2026 ishte dita e triumfit tuaj.

Ishte dita e triumfit të idealeve demokratike. Dita e triumfit të guximit qytetar. Dita e triumfit të përgjegjësisë të qytetarëve shqiptarë ndaj vendit të tyre, ndaj kombit të tyre. Ishte dita në të cilën Tirana e tërë ishte në duart e qytetarëve. Dita që tmerroi këtë klikë, këtë organizatë kriminale të kryesuar nga Edi Rama, e cila në krimet e saj që ka kryer meriton shekuj, shekuj, shekuj burg dhe dënime”, deklaroi Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?