Fondacioni Soros në Tiranë: Nuk kemi marrë fonde nga USAID dhe Ambasada e SHBA

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë ka reaguar sot për lajmet në media që flasin për përfitim të fondeve të qeverisë së SHBA nga ky fondacionin.

Në një deklaratë për mediat, Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, ose siç njihet ndryshe Fondacioni Soros, shprehet se njoftimi i publikuar nga forumi “Judicial Watch”, grup konservator në SHBA, të cilit i referohen mediat shqiptare është një dezinformim.

Andi Dobrushi, Drejtor i Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, u shpreh se fondacioni nuk ka përfituar asnjëherë financime nga programi i USAID në Shqipëri.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Siç është bërë e qartë në dokumentat e vëna në dispozicion nga Departamenti i Shtetit,  Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë nuk ka përfituar as dhe njëherë financime si nga programet e zyrës së USAID në Shqipëri, po ashtu dhe nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë”, deklaron Andi Dobrushi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në reagimin publik, Fondacioni sqaron se: “Siç është bërë e ditur disa herë, Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë ka mbështetur vetëm me fondet e veta ekspertët e pavarur të angazhuar në kuadër të procesit të hartimit të reformës në drejtësi në mbështetje të Komisionit Ad Hoc Parlamentar duke dhënë kontributin e vet në forcimin e pavarësisë së sistemit të drejtësisë. Ky ka qenë dhe mbetet një proces, ku qeveria e Shteteve te Bashkuara ka kontribuar më vete, përkrah shumë partnerëve ndërkombëtarë. Fondacioni do të vazhdojë të bashkëpunojë me të gjithë aktorët politike dhe të shoqërisë civile në Shqipëri, për të informuar publikun dhe ndërtuar konsensusin e nevojshëm për forcimin dhe mbrojtjen e shtetit të së drejtës si dhe për të siguruar vendimmarrjen e pavarur dhe të paanshme të gjyqtarëve nga ndërhyrjet politike”.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?