Fondacioni Vodafone Albania shpërndan karrige me rrota në Ditën Ndërkombëtare të Aftësisë së Kufizuar

Në kuadër të kësaj dite, Fondacioni Vodafone Albania dhe Albania Cap Project organizuan në ambientet e Muzeut Kombëtar në Tiranë, aktivitetin përmbyllës të fazës së parë të projektit nga ku përfituan 30 persona me aftësi të kufizuar.  Albania Cap Project është një projekt i zbatuar nga fituesja e programit Bota e Ndryshimit të Fondacionit Vodafone Albania, Mimi Barushi dhe e mbeshtetur nga Organizata për Solidaritet Rinor ka krijuar një linje zinxhir ku nëpërmjet ricklimit të kapakëve plastikë, mundësohet pajisja me karroca me rrota për personat në nevojë për to. Në këtë formë kontribuohet në ndikimin e mbajtjes pastër të mjedisit si dhe pajisjen me karroca invalidësh personave të cilët nuk kanë mundësitë financiare për ti blerë ato.

Mbi 6000 akitiviste, 300 vullnetare ne 20 qytete për më shumë se një vit kan mbledhur 8 ton tapa plastike të cilat janë ricikluar dhe janë blerë 30 karrige me rrota të cilat iu shpërndanë në këtë ditë të veçantë 30 njerëzve me aftësi të kufizuara në nevojë për to

Përveç vullnetarëve, aktivistëve dhe dashamirësve të projektit, aktiviteti u ndoq dhe u përgëzua edhe nga Zv. Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Znj. Bardhylka Kospiri, drejtues të kompanisë Vodafone Albania etj.

 

 

SHKARKO APP