Fondi BESA sh.a. tashmë 100 % pronar i Vision Fund Albania sh.p.k.
Fondit BESA sh.a, brenda vizionit të tij të konsolidimit të aktivitetit dhe performancës ekonomiko-financiare për të qenë institucion lider në kuadrin e institucioneve financiare jo-banka që operojnë në Shqipëri,dhe si një ndër institucionet e vlerësuara në kreditimin e biznesit të vogël dhe të mesëm në Shqipëri, së fundmi blen 100% të aksioneve të VisionFund Albania (VFA), e themeluar në vitin 2001 nën ombrellën e World Vision Albania (WVA).
Përmes kësaj strategjie, Fondi BESA sh.a. synon të plotësojë më mirë nevojat për kredi mikro dhe të vogla të popullsisë në zonat rurale dhe gjysmë urbane, kryesisht të asaj pjese të popullsisë e cila është vulnerabël dhe në nevojë për të zhvilluar apo filluar një biznes, që do të synojë përmirësimin e kushteve të jetesës së familjeve të tyre, një edukim më të mirë për fëmijët, integrim më të mirë social të të rinjve dhe grave si dhe krijimin e vendeve të punës.
Përmes rritjes dhe zgjerimit të aktivitetit do të synohet të përmirësohen dhe perfeksionohen produktet ekzistuese, do të dizenjohen dhe lancohen produkte të reja në përputhje me misionin dhe vizionin për të ardhmen, për tju përgjigjur në kohë dhe me cilësi të kërkesave të tregut të synuar. Njëkohësisht, rritja e aktivitetit dhe përfitimi nga ekonomia e shkallës do të sjellin edhe uljen e kostove të kredisë.
Prej vitesh Fondi BESA sh.a është përcaktuar në tregun mikrofinanciar Shqiptar si institucion lider në kreditimin e bizeseve të vogla dhe mikro .Në historinë e tij të zhvillimit, që daton nga viti 1994, me krijimin e Departamentit të Kredisë Urbane, në kuadrin e Fondit të Zhvillimit Shqiptar (FZHSH) e deri në ditët e sotme, Fondi BESA sh.a. ka prezantuar në mënyrën më të mire modelin e suksesit të mikrofinancës në Shqipëri.
Fondi BESA sh.a. ka realizuar një performancë shumë të mirë në të gjithë treguesit ekonomik dhe financiar edhe gjatë viteve të fundit, kur ekonomia shqiptare në tërësi është përballur me ritme të ulta të zhvillimit, që padyshim kanë patur impaktin e tyre edhe në aktivitetitin e sipërmarrësve të vegjël dhe mikro. Falë një administrimi të shkëlqyer të portofolit të kredisë dhe marrëdhënieve aktive me klientelën aktuale dhe potenciale, u bë e mundur që Fondi BESA sh.a. të zgjerojë aktivitetin në zonat ekzistuese dhe të investojë përmes një rrjeti të shtuar të zyrave edhe në zona të reja.
Aktualisht, Fondi BESA sh.a. e mbyll vitin 2016 me mbi 30,000 klientë aktivë dhe tepricë kredie rreth 7 miliardë lekë, duke qenë prezent në 73 zyra në gjithë territorin e vendit.
Prej fillimit të aktivitetit, Fondi BESA sh.a. ka disbursuar reth 55 miliardë lekë në mbi 163,000 kredi.
Në vitet në vijim, Fondi BESA sh.a. do të ketë pjesë të rëndësishme të përmirësimit të punës, investimet në inovacione në fushën e teknolgjisë së informacionit, duke synuar përmirësimin në vazhdimësi të sistemit të informacionit, me qëllim prodhimin e raporteve dhe të dhënave të nevojshme me shpejtësi dhe me cilësinë e duhur. Vazhdimisht do të jemi në përpjekje për të përfshirë në operacionet tona të rejat e teknologjisë.
Pjesa më e rëndësishme e punës do të përqendrohet në rritjen e mundësisë së zgjedhjeve të produkteve dhe / shërbimeve për konsumatorët nëpërmjet një game më të gjerë produktesh kredie për klientelën e synuar.
Pra, në kuadër të përgjigjes sa më adekuate të kërkesave të tregut, synohet përmirësimi i produkteve ekzistuese dhe dizenjimi i produkteve të reja.

