Fondi Grek dhe Fondacioni Konrad-Adenauer, diskutim për 25 prillin dhe sfidat e ditës pasardhëse
Fondi Grek për Europën dhe Politikën e Jashtme (ELIAMEP) dhe Fondacioni Konrad-Adenauer-Stiftung (KAS) për Greqinë dhe Qipron do të organizojnë ditën e nesërme një forum për zgjedhjet në Shqipëri. Ambasada greke në Tiranë, ka bërë me dije se diskutimi i hapur publik me titull: “Zgjedhje në Shqipër 2021: Sfidat e ditës pasardhëse” do të mbahet online në orën 18:00.
Postimi i plotë
Nesër e mërkurë 21 prill 2021, nga 16.00 deri më 18.00 (sipas orës së Shqipërisë), ELIAMEP (Hellenic Foundation for European & Foreign Policy), organizon një diskutim të hapur publik on line, me titull: “Zgjedhje në Shqipëri 2021: Sfidat e ditës pasardhëse”.
Diskutimi bashkëorganizohet me Përfaqësinë e Fondacionit Konrad-Adenauer-Stiftung (KAS) për Greqinë dhe Qipron.
Diskutantë me emër nga Shqipëria, Greqia dhe Gjermania do të bëjnë analizën e zhvillimeve parazgjedhore dhe do të hedhin dritë mbi momente të rëndësishme të jetës politike shqiptare si dhe tek rëndësia e këtyre zgjedhjeve për jetën politike, ekonomike dhe shoqërore të vendit.
Programi i forumit dhe ftestat mund të shihen në këtë link: Eliamep.gr