Fondi i Kompensimit, AMF: Siguruesit paguan 1 miliardë lekë në 2018

Në raportimin para Komisionit të Ekonomisë, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv, Ervin Koçi përmendi si një nga arritjet më të rëndësishme zgjidhjen e problematikës së mbartur që nga viti 2002 me pagesat e Fondit të Kompensimit, që mbulon dëmet nga mjetet e pasiguruara. Vitin e kaluar, shoqëritë kanë paguar mbi 1 miliardë lekë për Fondin e Kompensimit.

Koçi u shpreh se Autoriteti ka vijuar të ketë në qendër të vëmendjes mbrojtjen e konsumatorit. Një nga vendimet që ka sjellë më shumë ndikim te qytetarët është ndryshimi i Rregullores “Për trajtimin e dëmeve që mbulohen nga kontrata e sigurimit të detyrueshëm në sektorin e transportit”. Sipas tij, qytetarët shqiptarë përfitojnë një rritje të konsiderueshme të dëmshpërblimit në rastet e aksidenteve.

Në lidhje me ecurinë e tregut të sigurimeve, ai përmendi përmirësimin e dy treguesve të rëndësishëm: raporti dëme/prime, i cili për herë të parë arriti shifrën 42%, si edhe rritja me 26% e pagesës së dëmeve në krahasim me 2017.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?