Forca Detare shqiptare shpëton një jaht gjerman
Aktualitet E Enjte, 29 Prill 2021 21:38
Anija P 03 e Rojës Bregdetare shqiptare ka shpëtuar një mjet lundrimi luksoz, i cili për shkak të motit të keq ishte shkëputur nga bankina e Batonit në Himarë.
Ministria e Mrojtjes bëri të ditur Jahti “Capricorn” me flamur gjerman, pa njerëz në bord, lundronte në gjendje të lirë 1.5 milje travers Himarës.
Evakuimi i jahtit u bë në Porto-Palermo dhe rreth orës 03:00 iu dorëzua pronarit, Konrad Josef Woller me kombësi austriake.
KOHA JONË SONDAZH

