“Forca e ligjit” në Fier, në duart e tre prokuroreve femra

Tre prokurore femra do të jenë pjesë e strukturës “Forca e ligjit”, në Prokurorinë e Fierit.

Nga pesë kandidatët për këtë strukturë, janë zgjedhur emrat e prokuroreve Englantina Shehu, Ervisa Hyka dhe Suela Beluli.

Tre prokuroret do të hetojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin si dhe veprat më të rënda penale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Do të jetë me kërkesë të tyre, që do të kërkohet arrestimi i zyrtarëve të inkriminuar dhe të përfshirë në korrupsion.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më konkretisht tre prokuroret do të merren me hetimin e korrupsionit, pastrimit të parave, trafiqet e paligjshme dhe shpërdorimit të detyrës nga ana e zyrtarëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?