“Forca e LSI shtohet çdo ditë”, Elona Guri: Fitorja e 25 prillit hap një kapitull të ri për të ardhmen e shqiptarëve
Drejtuesja e LSI në qarkun e Durrësit, Elona Guri ka zhvilluar ditën e sotme takime me qytetarë të qytetit bregdetar. Në një postim në Facebook, Guri shprehet se LSI në Durrës shtohet me anëtarë të rinj çdo ditë. Ajo shton se fitorja e 25 prillit është garanci për të ardhmen e gjithë qytetarëve.
“Shtohet dita-ditës forca e LSI. Fitorja e 25 prillit hap një kapitull të ri për të ardhmen e të rinjve, grave, njerëzve të thjeshtë dhe familjeve të Durrësit e mbarë Shqipërisë. Ky është misioni dhe premtimi ynë. LSI E MBAN FJALËN”,- shkruan Guri në një postim në Facebook.
Shtohet dita-ditës forca e LSI 🌹 💪
Fitorja e 25 prillit hap një kapitull të ri për të ardhmen e të rinjve, grave,…
Posted by Lëvizja Socialiste për Integrim -Durrës on Sunday, April 4, 2021
Në një tjetër postim në Facebook, pas takimeve entuziaste në qarkun e Durrësit, Guri shkruan: “LSI më e fortë se kurrë. Së bashku për Durrësin dhe Shqipërinë”,- shkruan Guri.

KOHA JONË SONDAZH

