Forca Speciale shqiptare dhe sherbime sekrete të huaja për vizitën e Ramës në Serbi

Do të angazhohen vetëm për sigurinë e tij në këtë pjesë të vizitës. Por ka informacione se edhe sherbime sekrete të huaja do të jenë në ruajtjen e Kryeministrit Rama. Gjithçka do të koordinohet nga forcat serbe të sigurisë. Aktualisht dy palët po negociojnë mbi detajet: ku do të qëndrojnë forcat shqiptare, çfarë armatimi do të lejohet të marrin dhe sa do të jetë numri i tyre saktësisht. Forcat shqiptare të sigurisë do ta shoqërojnë më pas kryeministrin edhe në kthim, që do të jetë në rrugë tokësore, nga Kosova. Angazhimi i forcave të një vendi për të ruajtur sigurinë e kryeministrit të tyre është një praktikë e njohur. Kur Erdogan vizitoi Shqipërinë, të paktën 50 forca të sigurisë së Turqisë e shoqëruan.

Vizita e kryeministrit Rama në Beograd vjen në një situatë të tensionuar pas incidenteve të ndodhur më 14 tetor, në fushën e futbollit mes Serbisë dhe Shqipërisë, incidente që u pasuan edhe me deklarata aspak miqësore ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve nga presidenti serb, Nikoliç dhe nga vetë kryeministri Vuçiç. Këto incidente do të bëheshin shkak jo vetëm për shtyrjen e vizitës së kryeministrit Rama, por edhe për ndryshimin e agjendës. Po kështu, kjo duket edhe arsyeja se përse masat e sigurisë janë kaq të larta. Sepse tensioni i një ndeshje futbolli u politizua nga pala serbe aq fort, saqë edhe vizita historike e një kryeministri shqiptar në kryeqytetin serb u vu seriozisht në dyshim, ndonëse palët kishin rënë dakord më parë që ajo të zhvillohej. Majde u desh ndërhyrja e kancelares  gjermane Merkel që ajo të mos anullohej, por vetëm të shtyhej në kohë, sa Beogradi të qetësohej.

Në forcat shqiptare të sigurisë janë specialistë të kualifikuar pranë FBI në Amerikë. Natyrisht që pala pritëse është përgjegjese për sigurinë e kryeministrit shqiptar, porse urdheri është i prerë nga pala shqiptare që do të ndjekin e shoqërojnë në çdo hap kryeministrin Rama, qoftë edhe me jetën e tyre. Në Luginën e  Preshevës ku parashikohet një numër rekord shqiptarësh në takimin me kryeministrin Rama do të jetë me i madh shqetsimi për sigurinë e kryeministrit Rama.

SHKARKO APP