Forca të shtuara policie në aeroportin “Nënë Tereza” (VIDEO)

Sulmet terroriste në aeroportin e Brukselit kanë shtuar vigjilencën edhe të autoritetevce të sigurisë shqiptare.
Në aeroportin “Nënë Tereza” të Rinasit kanë mbërritur efektivë dhe makina policie të cilët po patrullojnë zonën dhe po mbikqyrin lëvizjen e udhëtareve në terminal.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=cqa3gM1YBqU&feature=em-uploademail” width=”560″ height=”315″]

Policia e Shtetit njofton se ka marrë masa shtesë në Rinas, duke kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve dhe pasagjereve për shtimin e kontrolleve në aeroportin ndërkombëtar të Tiranës “Nënë Tereza”. Masat shtesë të sigurisë në aeroportin e Rinasit janë ndërmarrë pas akteve të terrorit, ndodhura sot paradite në Belgjikë. Autoritetet ushtrojnë kontroll të rreptë te bagazheve, me aparatura dhe qen anti-eksploziv. Në ambjentet e brendshme janë shtuar patrullimet e forcave të rendit. Gjithashtu pranë aeroportit janë vendosur forcat e posaçme te FNSH, për të shmangur çdo incident dhe garantuar siguri për qytetarët

SHKARKO APP