Forcat detare shqiptare shpëtojnë 140 emigrantë, mes tyre 30 fëmijë (VIDEO)
Shqipëria jo vetëm që është vendi që refugjatët e shohin si rrugë për të shkuar drejt vende të BE-së por ende vend që kontriubon në shpëtimin e refugjatëve që tentojnë kalimet e rrezikshme në det të hapur. Kryeministri Edi Rama, ka postuar edhe një video nga misioni i anije Oriku e cila është edhe pjesë e NATO-s. Rama shkruan se që nga viti 2016 kur Shqipëria është bërë pjesë e NATO-s, forcat tona detare kanë shpëtuar mbi 2 mijë persona të cilët kanë rrezikuar jetën.
“Mirëmëngjes dhe me pamjet nga aksioni i Forcave tona Detare me mision në detin Egje ku falë ndërhyrjes së tyre në kohë, 140 emigrantë afganë e sirianë, 30 prej të cilëve fëmijë, kanë zbritur shëndoshë e mirë në tokë, ju uroj një ditë të mbarë. Që prej vitit 2016, kur Shqipëria u bë pjesë e misionit të NATO-s në detin Egje, janë mbi 2 mijë fëmijë, gra e burra të shpëtuar nga djemtë tanë të Forcës Detare”, shkruan Rama krah videos.
Që prej vitit 2016, kur Shqipëria u bë pjesë e misionit të NATO-s në detin Egje, janë mbi 2 mijë fëmijë, gra e burra të shpëtuar nga djemtë tanë të Forcës Detare.
KOHA JONË SONDAZH

