Forcat e Armatosura zhvendosin me krah mjetet e bllokuara në aksin Lezhë-Milot (FOTO)

Reshjet e borës kanë shkaktuar probleme të rënda edhe në aksin Lezhë-Milot. Forcat e Armatosura për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve, po i furnizojnë makinat e tyre me karburant dhe nga ana tjetër duke zhvendosur me krah mjetet e bllokuara.

”Stuhi të tilla bore që rrallë përfshijnë ultësirën perëndimore kanë shkaktuar probleme në aksin Lezhë-Milot. Një mjet çisternë i FA ka mbërritur për të furnizuar mjetet e mbetura pa karburant, ndërkohë që trupat Komando po ndihmojnë edhe me krahë zhvendosjen e makinave të bllokuara”, njofton Ministria e Mbrojtjes.

Në të gjithë Shqipërinë ka reshje dëbore, ku në disa qarqe të vendit ka pasur problematika në disa akse rrugore. Ministria e Mbrojtjes njofton se në ditët në vijim pritet mot i kthjellët, por për shkak të temperaturave të ulëta do të ketë ngrica në rrugë.

Forcat e Armatosura në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë rritur gatishmërinë në të gjithë vendin për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve. Aktualisht, trupat dhe mjetet e FA janë të angazhuara në zonën e Nënshkodrës për të ndihmuar lëvizjen e qytetarëve në njësitë administrative Ana e Malit dhe Dajç, të prekura nga përmbytjet.

SHKARKO APP