”Forcat e errëta”, Paloka-Ramës: Hapu shqiptarëve rrugën Europiane

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, përmes një postimi në facebook ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili shpiku armiq të brendshëm e të jashtëm për pengesën e Integrimit të vendit në BE.

Postimi i Palokës

Ik mor…edvin, hapi rrugen shqiptareve ooo…edvin! Prape guxon e flet per integrimin. Prape guxon e flet per drejtesi e ben moral per “ata qe mbrojne bandat”. I gjeti gjithe armiqte e brendshem e te jashtem qe pengokan integrimin. Vetem ai eshte i pafajshem!!!

Opozita, “forcat e erreta” jane prej kohesh armiku i brendshem, madje dhe mandatet i paskemi dorezuar vetem qe ketij mos i hapen negociatat”. Edhe ne zgjedhje nuk paskemi hyre vetem qe ti prishim festen dhe hapjen e shampanjes se rradhes ketij. Po sot u percaktuan nje me nje dhe armiqte e jashtem. E sot nuk ishte vetem Hollanda “qe ka miqesi me Lulin” po dhe Franca e Macron me te cilin ky mburrej se fliste me ore ne telefon pasi i kishte falur dhe nje pale atlete.

Papritur sot ne listen e armiqve u shpall dhe Gjermania qe vetem pak dite me pare ky e falenderoi “per vendimin e hapjes se negociatave”. Gjermania qe sipas ketij, votoi sepse vuri veton kancelarja Merkel, (qe ky me mediat e tij e ngatrrojne me Ornelen e Parisit) por sot papritur u sulmua se sajoka klecka qe nuk i shohin te tjeret. Je ti dhe vetem ti o monster, po hapi rrugen shqiptareve se ka vajtur aty ku nuk mban me asgje.

SHKARKO APP