Forcat e Sigurisë së Kosovës kanë mbërritur në Thumanë
Njësitë përkatëse të Forcës së Sigurisë së Kosovës, kanë mbërritur në Thumanë, aty ku situata pas tërmetit 6.4 ballë, situata është e rëndë. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi telefonoi kryeministrin Edi Rama për t’u informuar mbi gjendjen në vendin tonë dhe ka ofruar mbështetje. Deri më tani konfirmohen gjashtë persona që kanë ndërruar jetë si pasojë e tërmetit me magnitutë 6.4 që goditi vendin në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Reagimi i Hashim Thaçit
Sapo fola me kryeministrin Edi Rama, ku u informova për gjendjen pas tërmetit që goditi Shqipërinë. Kryeministrit Rama, në emër të qytetarëve të Kosovës i shpreha ngushëllimet më të sinqerta për viktimat që pësuan nga tërmeti. Kryeministrin Rama e sigurova se Kosova do të jetë në mbështetje dhe përkrah Shqipërisë. Tashmë njësitë përkatëse të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë nisur drejt zonave të dëmtuara nga tërmeti.