Forcat speciale nisin sulmin pa asnjë shkak. Policia provokon qytetarët dhe nis arrestimet (VIDEO)
Pas tubimit përballë Kryeministrisë, në orën 19:20 protestuesit janë drejtuar për te Drejtoria e Policisë së Tiranës, në rrugën “Sami Frashëri” dhe “Myslym Shyri”. Në këto momente policia ka hedhur ujë me presione dhe ka nisur të shpërndajë protestuesit.
Protestuesit nuk kanë bërë asnjë akt dhune dhe asnjë provokim në ndaj forcave të rendit. Mbetët e pashpjegueshme se përse forcat e rendit kanë nisur të përdorin gaz lotsjellës dhe ujë me presion. Të rinj, vajza dhe djem, që janë në krye të protestës deklaruan se po shkonin te Drejtoria e Policisë për të kërkuar lirimin e minorenëve. Ata thanë se nuk kanë pasur si qëllim aktet e dhunës, por do të uleshin në formë proteste në rrugën para drejtorisë për të kërkuar lirimin e të miturve që janë arrestuar dhe keqtrajtuar nga policia.
Protesta e ditës së sotme është më masive. Mijëra qytetarë kanë dalë në rrugë për të kërkuar drejtësi për vrasjen e Klodian Rashës dhe duke denoncuar sjelljen e qeverisë si një regjim policorë. Mijëra të rinj fillimisht u vendosën para Kryeministrisë dhe kërkuan largimin e kryeministrit Edi Rama, si personi që frymëzon dhe urdhëron sjelljen jo ligjore të Policisë së Shtetit.
Protesta është e qetë dhe nga ana e protestuesve nuk ka asnjë akt dhune apo provokim ndaj policisë së shtetit. Prapa godinës ku ndodhet zyra e Edi Ramës ndodhen me qindra policë me skafandra dhe autoblinda.
Lexoni edhe…
- Mijëra vetë para kryeministrisë kundër Kryeministrit
- Protestë në Nju Jork për vrasjen e Klodian Rashës
- Të arrestuarit për protestën e së enjtes, Gjykata lë në burg 3 qytetarë
- Të miturit në protestë, UNICEF: Të shqetësuar për arrestimin e tyre
- Protestat/ Shikoni si e nxjerrin me barelë të riun nga Drejtoria e Policisë (VIDEO)
- Ky brez ka zgjedhur REVOLTËN!
- Protestat në vend, polici i mbyll gojën dhe dhunon qytetarin (VIDEO)
- Ultrasit e Tiranës letër babait të Klodianit: Vrasja e tij na përket të gjithëve