Forcim i bashkëpunimit me BE-në për shëndetësinë dhe mbrojtjen sociale, Gonzato takim me ministren Evis Sala

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato u takua sot me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Evis Sala, ku u diskutua për përmirësimin e shëndetit publik dhe mbrojtjes sociale në vend.

Gonzato theksoi se BE-ja do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në hartimin e politikave dhe ofrimin e shërbimeve thelbësore për qytetarët, me synim uljen e varfërisë dhe përfshirjen sociale. Në Tiranë u zhvillua gjithashtu një takim me donatorë ndërkombëtarë, përfaqësues të autoriteteve shqiptare dhe organizatave joqeveritare, ku u diskutua për nxitjen e punësimit dhe përmirësimin e mbrojtjes sociale.

“Reformat drejt integrimit evropian kërkojnë përshtatje dhe aftësi të reja. Duhet të sigurohemi që askush të mos mbetet pas dhe që procesi i transformimit të ndërtojë një shoqëri të drejtë e gjithëpërfshirëse”,-u shpreh ambasadori Gonzato, duke theksuar se kujdesi social dhe solidariteti janë vlera themelore të Bashkimit Evropian. BE-ja dhe partnerët ndërkombëtarë ripohuan angazhimin për të lidhur mbrojtjen sociale me punën e denjë dhe mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët shqiptarë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?