Forcohet kontrolli në Rinas/Falsifikim dokumentesh, arrestohen 5 persona
Policia Kutare vijon punën për të përballuar uksin e hyrje-daljeve të udhëtarëve që qarkullojnë nëpërmjet aeroportit të Rinasit.
Njëkohësisht puna është përqënduar edhe në parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Vëmendje e veçantë edhe në drejtim të evidentimit dhe bllokimit të atyre personave që kanë për qëllim kërkimin e azilit në Francë e në vende të tjera të BE-së.
Në një njoftim të sajin, policia thotë se gjatë muajit Gusht kanë kanë hyrë në Shqipëri 27345 shqiptarë si edhe 35918 shtetas të huaj. Kanë dalë 20332 shqiptarë, si dhe 26886 të huaj.
Gjatë dy ditëve të fundit ka një rritje të madhe të uksit të hyrjes për në vendin tonë, ku numri arrin deri në 13 mijë shqiptarë dhe të huaj. Aktualisht në Rinas po punohet me 9 sportele në hyrje dhe 8 në dalje

