Formalizimi i fermerëve – Drejtoresha e DPT, Vjero: Grupe të posaçme për verifikimin e gjendjes së tyre

Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Vasilika Vjero zhvilloi dje një takim me strukturat drejtuese të Drejtorisë Rajonale Fier.

Vjero kërkoi të ndiqen me kujdes të gjitha hapat për respektimin e afateve në realizimin e kontrolleve të planifikuara, për koordinimin e strukturave institucionale për kontrollet të cilat kanë si objekt kërkesat për rimbursim dhe përmbushjen e tyre brenda afatit të përcaktuar.

Ndërkohë, gjatë inspektimit ajo u ndal edhe te formalizimi i fermerëve dhe grumbulluesve. Në kuadër të kësaj ajo shprehu kërkesën për ngritjen e grupeve të posaçme edhe për verifikimin e gjendjes së tyre, me qëllim rritjen e formalizimit të këtyre kategorive.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më tej ajo vizitoi edhe në zyrën e Shërbimit ndaj Tatimpaguesve, të cilën e vlerësoi edhe si një model për t’u ndjekur edhe nga rajonet e tjera. Ndërkohë, vuri theksin te cilësia e rritjes së shërbimit dhe plotësimi i nevojave të veçanta ndaj tatimpaguesve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa, gjatë vizitës në zyrën e Hetimit të Rajonit të Jugut, ajo e cilësoi këtë sektor si një nga shtyllat kyçe, për të cilin forcimi i rolit të tij është një domosdoshmëri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?