Formohen dy grupet e reja parlamentare, ja kryetarët
Pasi ”tradhtuan” vendimet e partive që i bënë pjesë së listës së kandidatëve për zgjedhjet e 2017, sot këta deputetë kanë krijuar dy grupet e reja parlamentare. Deputetët që hynë nga listat e PD-së dhe LSI-së, kanë zyrtarizuar sot dy grupe të veçanta parlamentare, në krye të së cilave janë zgjedhur Rudina Hajdari dhe Nimet Musai. Hajdari do të drejtojë Grupin Parlamentar Demokrat, ndërsa Musai do drejtojë Grupin Parlamentar të Pavarur. Deputetët e rinj kanë shmangur Partinë Demokratike dhe Lëvizjen Socialiste në emërtimet e grupeve të reja.
Grupi Parlamentar Demokrat:
Rudina Hajdari-Kryetare
Myslim Murrizi
Lefter Maliqi
Majlinda Halilaj
Ligoraq Karamelo
Alban Zeneli
Arben Elezi
Adriatik Alimadhi
Korab Lita
Halil Jakimi
Arlind Çarçani
Grupi Parlamentar i Pavarur:
Nimet Musai-Kryetar
Lefter Koka
Ylli Shehu
Enver Roshi
Edmond Rrushi
Aurora Mara
Elda Hoti
Erdiola Braha
Edlira Hyseni
Ralf Gjoni
Nimet Musai
Enada Koçiraj
Amra Borova
KOHA JONË SONDAZH

