Dekriminalizimi/Ja kush janë deputetët dhe Kryebashkiakët që janë dënuar
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar listën e zyrtarëve të lartë që kanë kanë pasur probleme me drejtësinë. Rezulton se tre deputëtë aktual të Kuvendit të Shqipërisë kanë qenë nën hetim apo të arrestuar për vepra të ndryshme penale.
Bëhet fjalë për Mhill Fufin, deputet i Partisë Demokratike në Laç, Shkëlqim Selamin, deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Vlorë dhe Edi Paloka, deputet i PD-së.
Formularët e vetëdeklarimit të kryetarëve të bashkive në vend nxjerrin të zgjedhurit vendorë që janë dënuar nga gjykatat, brenda, apo jashtë vendit. Në listën e publikuar sot nga Komisioni Qendor i Zgjedhjeve rezulton se kreu i bashkisë së Poliçanit, Adriatik Zotkaj është i dënuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe për kundërshtim të punonjësit të policisë,
Mhill Fufi (PD)
Pranon se ka qenë i arrestuar në vitin 2000 dhe 2001 për kundravajtje penale, për ngjarjet e 14 shtatorit 1998 dhe për favorizim prostitucioni. Ndaj tij është dhënë masa e “arrestit me burg” dhe “arrest shtëpie”.
Shkëlqim Selami (LSI)
Pranon se ka qenë nën hetim si i dyshuar për një vepër penale në Brindisi të Italisë në vitin 2007. Por me vendim të formës së prerë është shpallur i pafajshëm në shkurt 2007. Më poshtë foto nga formulari i tij.
Edi Paloka (PD)
Ka qenë i dënuar me vendim të formës së prerë për “shpifje” në vitin 2015 nga Gjykata e Lartë. (Patitësi kryeministri Rama). Ka qenë i dënuar nga Gjykata e Tiranës në vitin 2001 për “organizim i manifestimeve të paligjshme” Në vitin 2000 është arrestur në flagrancë nga policia e Tiranës. Gjykata i ka caktuar masën “arrest me burg” për 10 ditë. Akuza “miting i paligjshëm dhe kundërshtim me forcë i policisë”. Më poshtë foto nga formulari i Edi Palokës, kryetar i grupit parlamentar të PD-së.
Arben Ristani (PD)
Pranon se është dënuar nga Gjykata e Tiranës në vitin 1994 me 5 muaj burg me nje vit kusht, për veprën penale “Dhënie vendimit të padrejtë”
Është arrestuar nga Prokuroria e Tiranës në mars 1994 dhe është mbajtur në burg për 48 orë. Më poshtë foto nga formulari i Ristanit, sot sekretar i Përgjithshëm i PD-së.
Kryebashkiakët
Formularët e vetëdeklarimit të kryetarëve të bashkive në vend nxjerrin të zgjedhurit vendorë që janë dënuar nga gjykatat, brenda, apo jashtë vendit. Në listën e publikuar sot nga Komisioni Qendor i Zgjedhjeve rezulton se kreu i bashkisë së, Kavajës, Mallakastrës, Poliçanit, etj.
Elvis Roshi, kryebashkiak i Kavajës:
Pranon se është dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë në vitin 2000 nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për krim dhe kundravajtje penale. Ka marrë dënim me gjobë.
Pranon se ka qenë nën hetim për kryerjen e një vepre penale nga autoritetet gjermane në Mynchen para vitit 2002, por çuditërisht “nuk i kujtohen rezultatet e hetimit”.
Pranon se ka qenë i arrestuar nga organet ligjzbatuese për kryerjen e veprës penale “goditje për shkak të detyrës” në 10 mars 2013. Në përfundim të hetimit është konstatuar “pavlefshmëri i arrestit”.
I pyetur nëse ndaj është caktuar ndonjëherë masë shtrënguese e sigurisë personale,Roshi ka pranuar është i caktuar masa “arrest me burg” dhe “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Sa i përket rastit kur ishte nën hetimi nga autoritetet gjermane,Roshi thotë sërish se nuk i kujtohet.
Artur Bushi Krujë
Po ashtu nga formulari i dekriminalizimit, rezulton se Artur Bushi, kreu i Bashkise se Krujes, ka qenë dy herë në hetim në shtetin italian, një herë për hetim një herë si i dyshuar për trafik narkotikësh. Pjese nga formulari i Artur Bushit:
Agron Kapllanaj-MAllakastër
Edhe kreu i Bashkise së Mallakastrës, Agron Kapllanaj rezulton i dënuar në Itali për një ngjarje të ndodhur ne 1995.
Artur Bardhi
Me publikun e formularëve të dekriminalizmit nga ana e KQZ, më problematikët po rezultojnë kryetarët e Bashkive. Formulari më i çuditshëm është ai i Kryetarit të Kurbinit, i cili ka katër emra. Si emër zyrtarë ai ka, Artur Bardhi, në formular janë të vendosur dhe këto emra: Gential Lila, Altin Tanushi, Gent Bushi.
Emri që është i njohur ky kryetar është ai si Artur Bardhi por këto tre emra të tjerë siç thuhet dhe në formularin, janë gjeneralitete të përdorura por të pa ndryshuara zyrtarisht, janë emra të pa dokumentuara.
Xhelal Mziu, kryebashkiak i Kamzës
Pranon se ka qenë i dënuar me dy vjet burg nga Gjykata e Tiranës në vitin 2015, për “shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera”
Ndaj tij ishte vendosur fillimisht masa e sigurisë “arrest me burg”. Në vitin 2016 Gjykata e Apelit e ka shpallur të pafajshëm. Më poshtë foto nga formulari i Mziut.