Formulë foshnjesh me baktere, AKU tërheq nga tregu dhe bllokon sasinë e produktit

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar tërheqjen nga tregu të formulës së qumështit të foshnjeve “NAN 1 OPTIPRO” 800 g. Në njoftimin e AKU-së bëhet e ditur se ky vendim u mor pas zbulimit të pranisë së bakterit cereulide në këtë produkt në subjektin prodhues në Holandë.

“Referuar njoftimit të subjektit importues në Shqipëri, mbi tërheqjen nga tregu të lotit të formulës për foshnjë “NAN 1 OPTIPRO” 800g, njoftim ky i bërë nga kompania prodhuese Nestle si masë parandaluese pas zbulimit të pranisë së bakterit cereulide në këtë produkt në subjektin prodhues në Holandë, bëjmë me dije: Të dhëna përkatëse të produktit NAN 1 OPTIPRO 800 g, L 51230346AE, 30/05/2027”, njofton AKU.

Pas kryerjes së kontrolleve dhe ndjekjes së gjurmueshmërisë AKU ka bllokuar të gjithë sasinë në gjendje të produktit dhe atë të kthyer nga tregu me destinacion asgjësimin e tij ose kthimin në vendin e origjinës. AKU informon se nga verifikimet në terren është konstatuar se është kryer afishimi i njoftimit për konsumatorin në supermarketet ku është tregtuar ky produkt.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?