Forumi ekonomi i LSI në Durrës, Berinda Bulku: Qeveria duhet të jetë partnere me biznesin, jo gjobvënse dhe xhelate
Ekspertja e financave, Berinda Bulku, në forumin e biznesit për zhvillimin e Durrësi, të organizuar sot nga LSI, deklaroi se ka ardhur koha që biznesi të mos shihet si armik apo mbi baza preferenciale. Në fjalën e saj, Bulku tha se projekti i LSI “vendos standardin e një qeverie partnere me biznesin dhe investitorët dhe jo një xhelat dhe armik i biznesit sic eshte qeveria sot. Biznesi nuk ka patur as edhe një mbështetje pas tërmetit dhe gjatë pandemisë përkundrazi vetëm penalitete dhe gjobvënie selective”.
Fjala e Berinda Bulku në forumin ekonomik të LSI:
“Një pikë tejet e rëndësishme e përmendur në këtë projekt është që Durrësi shndërrohet në epiqendër të zhvillimit ekonomik dhe model për zona të tjera në vend.
Durrësi e meriton të jetë një epiqendër e zhvillimit ekonomik dhe një projekt i tillë jo vetëm shërben si një model suksesi, por edhe cakton një standard të ri mbi raportin midis qeverisjes qendrore dhe vendore jo vetëm me investitorët e huaj por edhe me biznesin e Durrësit në tërësi.
Ky projekt vendos standardin e një qeverie partnere me biznesin dhe investitorët dhe jo një xhelat dhe armik i biznesit sic eshte qeveria sot.
Biznesi nuk ka patur as edhe një mbështetje pas tërmetit dhe gjatë pandemisë përkundrazi vetëm penalitete dhe gjobvënie selective.
Qeveria e “Rilindjes” vazhdon armiqësinë me biznesin duke e shfrytëzuar dhe penalizuar dita-ditës edhe më shumë.
Së fundmi sistemi i ri i fiskalizimit është gjoba e re e cila arrin deri në 1200 euro për përshtatjen me sistemin e ri.
Kur në pikun e pandemisë dhe kur 80% e bizneseve të Durrësit janë në kufirin e mbijetesës, qeveria i penalizon në vend që ti mbështesë tregon se kemi një nevojë të madhe për ndryshim.
Nevojën të kemi një qeverisje që nuk mashtron, penalizon dhe falimenton biznesin e ndershëm për të favorizuar oligarkët.
Një qeverisje që ndërmerr politika lehtësuese dhe mbështetëse prej të cilave përfitojnë bizneset e ndershme dhe sipërmarrësit e thjeshtë.
Mbi të gjitha një qeverisje që vë në zbatim një plan dhe projekt konkret sic është ky projekt që u prezantua sot, që do konkretizohet nga qeverisja e re, nga i cili do përfitojnë të gjithë banorët e Durrësit.