Forumi i biznesit Shqipëri-Izrael, zv/kryeministrja Balluku: Rriten shkëmbimet tregtare
Izraeli po kthehet në një partner strategjik për Shqipërinë në fushën e ekonomisë teksa vitet e fundit ecuria e shkëmbimeve tregtare shfaq një tendencë rritëse. Rreth 22 milionë euro mallra kryesisht minerale, lëndë djegëse, energji dhe produkte kimike dhe plastike janë importuar në 7 muaj të e parë të vitit, nga 7.7 milionë në të njëjtën periudhë të 2020.
“Nga të dhënat që më janë referuar nga institucionet shtetërore rezulton se shkëmbimet tregtare midis dy vendeve tona ishin 40 milionë euro ndërsa për vitin 2022 ishin 57 milionë euro. Për periudhën 6 mujore të 2023 kemi arritur në 21 milionë euro dhe shpresoj t’ia kalojmë 2022 pasi kjo është sfida jonë”, tha Belinda Balluku, zv.kryeministre.
Teksa Shqipëria eksporton drejt Izraelit kryesisht prodhime bujqësore, zgjerimi i gamës së produkteve edhe në sektorë të tjerë është dhe qëllimi i bizneseve shqiptare. Në 7 mujorin e parë të 2022 eksportuam 1.5 milionë euro mallra drejt Izraelit.
“Marrëdhëniet bilaterale s’janë vetëm numra dhe është e rëndësishme t’i mbajmë mend në mënyrë që të analizojmë çfarë kemi dhe çfarë mund të bëjmë në të ardhme. Shqipëria është një vend me potencial të madh, për biznes, investime dhe zhvillime”, tha ambasadore e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg.