Forumi që mbledh krerët pas tensioneve në veriun e Kosovës, presidenti serb në një panel me Ramën për ”Open Balkan”

Teksa situata në veriun e Kosovës është rindezur, krerët do të takohen në Sllovaki. Kryeministri Albin Kurti dhe Presidenti serb Aleksandër Vuçic do të jenë në forumin ndërkombëtar të Bratislavës.

Pavarësisht vendit të njëjtë të diskutimit me fokus rajonin tonë, Kurti dhe Vuçiç nuk do të jenë në të njëjtën tryezë dhe as nuk do të mbajnë fjalën e tyre në të njëjtën ditë. Kryeministri i Kosovës do të flasë për rrugën e Ballkanit Perëndimor drejt BE-së në një panel me përfaqësuesin e Lartë të BE për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë Lajçak.

Presidenti serbdo të diskutojë për rrugët e hapura të rajonit për tregtinë me dyshen e Ballkanit të Hapur, kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe atë të Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovacevski.

SHKARKO APP