Foshnja 2 muajshe me Covid, mjekja pediatre: Momentalisht është mirë, s’ka siguri 100% që fëmijët e kalojnë më lehtë

110 fëmijë janë prekur nga koronavirusi që prej fillimit të pandemisë në vendin tonë. Aktualisht 25% e këtyre rasteve janë aktive.

Gjeorgjina Kuli, shefja e infektivit të pediatrisë thotë për Ora News se ka pasur pak raste të rënda por asnjëherë nuk mund të flitet me siguri të plotë që fëmijët e kalojnë lehtë sëmundjen.

Ajo foli edhe për gjendjen e foshnjes 2 muajshe me Covid që po merr trajtim spitalor bashkë me nënën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kuli: Deri tani janë referuar pak raste të rënda te fëmijët.Asnjëherë nuk mund të flasim me siguri 100% që fëmijët e kalojnë lejhtë. Ka edhe fëmijë me sëmundje shoqëruese, sëmundje kronike. Nëse ekspozohen ndaj virusit mund ta kalojnë më rëndë sëmundjen dhe mund të paraqesin komplikacione. 

Swiss Digital Mobile Reklama

Po kështu edhe moshat e vogla, ashtu si në rastin e foshnjes që kemi të hospitalizuar që erdhi me temperaturë të lartë dhe prekje të mushkërisë. Deri tani fëmija është mirë, ruan parametrat e tij jetikë, nuk ka temperaturë prej 24 orësh, pi mirë, nuk ka shënja të vështirësisë në frymëmarrje.Uroj të mbetet deri në fund kështu.

Kuli thekson se shifrat e ditëve të fundit na kanë vënë në një gjendje shqetësuese që duhet të ndërgjegjësojë gjithësecilin për mbrojtjen  personale dhe respektimin e masave kundër Covidit.

Kuli: Supozimet ishin që ky virus do të kishte më pak fuqi transmetimi dhe do të ishte më i dobët në stinën e nxehtë dhe temperaturat e larta por siç e shohim pikërisht në këtë stinë ne kemi shifra më të lartë dhe shifra shqetësuese.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?