Foshnja shqiptare 5 muajshe është prekur me koronavirus
Edhe qyteti i Kamenicës është prekur me koronavirus apo COVID-19 sikurse prej shumë komunave të Kosovës.
Një person i ardhur me koronavirus nga Gjermania në fshatin Topanicë të Kamenicës, ku gati më shumë se prej një jave ka dalur pozitiv në testet me COVID-19.
Ai ka prekur edhe 11 persona të tjerë në fshatin Topanicë, shumica e tyre janë të rinj, përjashtuar një person në moshë të shtyrë.
Por, ajo më e rënda është se edhe një foshnje 5 muajshe është prekur me koronavirus, këtë e ka deklaruar kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati.
“Në mesin e 11 personave që dolën pozitiv, është një vajzë pesëmuajshe nga Topanica e prekur me Covid -19”, ka konfirmuar Kastrati.
Kujtojmë se personi i ardhur nga Gjermania nuk ju është përmbajtur rregullave të vetizolimit duke i thyer ato.