FOTO/ 103 vite marrëdhënie diplomatike, Ambasada e Amerikës në Tiranë: Krenarë për partneritetin tonë

103 vite shënohen këtë të hënë të 28 korrikut, që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë.

Ambasada e SHBA-së në Tiranë për këtë rast ka publikuar një mesazh urimi, ku theksohet miqësia e qëndrueshme dhe partneriteti i fortë mes dy vendeve. Po ashtu Ambasada i fton qytetarët shqiptarë të testojnë njohuritë e tyre për momentet kyçe të historisë së marrëdhënieve SHBA-Shqipëri përmes një kuizi interaktiv të publikuar online.

”Sot festojmë 103 vjet marrëdhënie diplomatike mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë! Jemi krenarë për partneritetin tonë me Shqipërinë për të çuar përpara sigurinë, forcën dhe mirëqenien tonë të përbashkët. Mendon se i njeh momentet kyçe të historisë sonë të përbashkët? Shfleto për të bërë kuizin dhe shiko sa përgjigje të sakta gjen”,-shkruan Ambasada.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?