FOTO/ 24-vjeçari që qëlluan mbrëmë tek ‘Komuna e Parisit’, pasion për makinat luksoze

Disa detaje të tjera dalin rreth Lorenc Hoxhës, 24-vjeçarit nga Dibra që e plagosën mbrëmjen e djeshme në rrugën “Komuna e Parisit” në Tiranë teksa qarkullonte me një Mercedes – Benz të bardhë me targa AA 777 RT. Në fotot e tij në rrjetet sociale ai shfaqet si i apasionuar pas makinave.

Atentati ndaj tij u bë në rrugën kryesore, kur nga një makinë tjetër u derdh drejt tij një breshëri plumbash. Plumat e prekën në shpatull, por ai nuk e ka ndaluar makinën por ka devijuar rrugën derisa ka hyrë në mes të pallateve. Diku aty e ka braktisur mjetin pa frena dore dhe është larguar me këmbë. Makina pas kësaj ka vazhduar vetë, pa drejtues, derisa është përplasur me murin e pallatit. Atentatorët ndërkohë nuk e ndoqën, por ikën me shpejtësi drejt Unazës së Madhe. Policia ka nisur hetimet.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?