FOTO/ 90 vjet më parë kur nisi Porti modern i Durrësit

Ndërtimi i portit modern të Durrësit ka nisur 90 vjet më parë, në të njejtën kohë kur filloi edhe ndërtimi i institucioneve dhe i infrastrukturës rrugore në pjesën qendrore të qytetit antik. Për disa qindravjeçarë mjetet lundruese të udhëtarëve e mallrave ankoroheshin në dy ura druri, ose prisnin në radën portuale të Durrësit.

Rikonstruksioni dhe zgjerimi i portit nisi në vitin 1928 nga firma italiane “Mazzorana” dhe përfshiu thuajse të gjithë sipërfaqen aktuale të portit më të madh të vendit tonë. Krijimi i basenit dhe thellimi i portit vazhduan deri në vitin 1934.

Në të njejtën periudhë janë ngritur edhe ndërtesat në hyrjen kryesore të portit, ku është vendosur pjesërisht administrata e Autoritetit Portual.
Godinat hyrëse dhe një pjesë e infrastrukturës portuale janë ngritur mbi bazën e një plani rregullues urbanistik menjëherë pas tërmetit të vitit 1926 që goditi qytetin antik.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?