FOTO/ Admir Tafili mohon akuzat: Në vrasjen e Ibrahim Manit nuk kam gisht. Pine e vrau sepse …
Admir Tafili ka mohuar akuzat për porositjen e vrasjes së Ibrahim Manit nga burgu.
Në seancën e radhës për grupin te Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë, avokati i Tafilit ka deklaruar se Kristi Pine ka vepruar i vetëm për vrasjen e Manit në Shkodër.
Sipas tij, Pine e ka vrarë Manin, pasi ky i fundit i kishte vrarë dajën në 1997.
“Për vrasjen e Ibrahim Manit në Shkodër nuk ka motiv se duhet ta kryeja. Tafilaj nuk ka pasur asnjë indicie dhe nuk ka siguruar asnjë mjet, armë për të kryer këtë krim.
Vrasja e Ibrahim Manit është kryer me vullnetin e Kristi Pines për arsye se ai i ka vrarë dajën në 1997.
Pine ka shkuar i vetëm në Shkodër dhe i vetëm ka vepruar në vrasjen e Ibrahim Manit” thotë avokati në seancën për mbrojtjen.
Admir Tafili akuzohet për porositjen e vrasjes së Manit, tentativën e vrasjes së Leonard Muratajt në Durrës, vendosjen e tritolit të Edmond Çakmashit dhe krijim të grupit kriminal nga burgu.

Prokuroria kërkoi në pretencë në Korrik 2017;
Për Admir Tafilin kërkohet burg për jetë
Për Kristi Pinen 10 vite burg
Për Dritan Peksanin 25 vite burg
Për Elson Merdanin 25 vite burg
Për Fatos Kokën 3 vite burg
Për Klajdi Shermandhi 5 vite burg
Për Alfred Qefaliajn 27 vite burg
/Syri.net

