FOTO/ Aksident i rëndë në Vlorë, i riu përplaset me 3 makina. Rëndë në spital

Një aksident i rëndë ndodhi mëngjesin e së premtes në rrugën transballkanike. Mësohet se 25- vjeçari Demir Koçi i cili po udhëtonte me makinën e tij, humbi kontrollin dhe doli nga rruga duke u përplasur me automjetet që ndodheshin të parkuara aty pranë.

Si pasojë e goditjes, e cila ka qenë mjaft e fortë, i riu mësohet se ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar në spital.

Fatmirësisht nga kjo ngjarje nuk ka patur të lënduar të tjerë, ndërsa të paktën 3 automjetet e parkuara janë shkatërruar thuajse tërësisht.

Swiss Digital Desktop Reklama

Image

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?