Foto/ Aksident në aksin Fushë Krujë-Milot, bllokohet qarkullimi

Një aksident automobilistik ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot, në afërsi të fshatit Derven, ndërsa janë përplasur 2 automjete.
Shkak mësohet të ketë qenë një frenim i papritur dhe si pasojë e terrenit të lagësht për shkak të shirave makina që ishte pas saj është përplasur.
Ndërkohë, mësohet se nuk ka të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale.
Policia mësohet se ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zhbllokimin e rrugës dhe zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

