FOTO/ Antikomunistët falenderojnë ambasadorin Donald Lu
Veprimi i ambasadorit të SHBA-së në Tiranë, Donald Lu që braktisi ceremoninë e zgjedhjes së Gramoz Ruçi si kryetar Kuvendi dhe më pas edhe fjalimet e tij, duke hequr kufjet ka gjetur mbështetjen dhe përshëndetjen e shoqatës së antikomunistëve.
Me një letër të hapur, ata kanë falënderuar publikisht ambasadorin Lu për veprimet e tij, duke u shprehur konsideratë për të.
Më poshtë keni letrën e plotë drejtuar ambasadorit Donald Lu:
Tiranë me 15.09.2017
Nr. Prot
Falënderim
Ambasadorit të SHBA-së në Shqipëri SH.T. Z Donald Lu
I nderuar Shkëlqesi !
Me lejoni që ne emër të të përndjekurve politikë antikomunistë të Shqipërisë t’iu shpreh konsideratën me te lartë për qëndrimin tuaj dhe te vendit qe përfaqësoni ndaj zgjedhjes ne krye te Kuvendit të Shqipërisë te ish ministrit te fundit te brendshëm te diktaturës komuniste Gramoz Ruçi.
Mos prania Juaj në aktin e turpshëm e kriminal të zgjedhjes se ish drejtuesit te Sigurimit te Shtetit veglës me kriminale e me terroriste te diktaturës komuniste ne Shqipëri, përgjegjëse për krime kundër njerizimit dhe gjenocid ndaj shumicës së popullit shqiptar është për ne një akt fisnik dhe demonstrim publik nga ana Juaj i vlerave e standardeve për lirinë demokracinë e dinjitetin njerëzor qe përfaqëson vendi e shteti juaj .
I nderuar shkëlqesi !
Për 45 vjet diktuare SHBA ka qene për ne te përndjekurit politike antikomuniste jo vetëm modeli i lirisë e demokracisë por edhe shpresa e shpëtimit nga e keqja e madhe qe na kishte pllakosur .Shume prej nesh janë vrare, burgosur, internuar e persekutuar për shkak se donin e vlerësonin Amerikën, gjë diktatura komuniste e konsideronte krimin me të rendë. Me gjithë përpjekjet kriminale te diktaturës për te na ndaluar ne kundërshtaret e saje nuk reshtem se besuari tek SHBA dhe vlerat e standardet e sajë shume dimensionale , gjë që vazhdojmë ta bëjmë edhe sot.
Shkëlqesi ambasador !
Pranoni ju lutem falënderimet e mia të përzemërta për qëndrimin tuaj te qarte protokollar ndaj këtij skenari makbethian të shumicës politike ish komuniste .Ky qëndrimi i Juaj na jep shprese se përpjekjet tona 70 vjeçare për liri e demokraci nuk do te mund te dështojnë dhe se SHBA-ja ndan me në te njëjtin qëndrim ndaj krimeve te komunizmit apo te tjerë te ngjashëm me to.
Me respekt
Kryetari
Nebil Çika


