FOTO/ Arrestimi i kuksianëve, ja protesta e veçantë në Bruksel për lirimin e tyre…

Prej 31 marsit, 11 banorë të Kukësit që u ndaluan nga policia pas protestës së 31 marsit në rrugën e Kalimashit kundër vendosjes së taksës në rrugën e Kombit ndodhen në burg. Lirimin e tyre e ka kërkuar opozita edhe gjatë seancës së djeshme parlamentare, sikundër edhe shumë qytetarë, që kanë protestuar në formën e mosbindjes civile.

Por një protestë krejt e veçantë është ajo e kuksianit Sokol Nela në Bruksel, i cili kërkon lirimin e 11 kuksianëve që morën pjesë në protestën epike të 31 Marsit dhe që mbahen ende padrejtësisht në burgim.

Protesta e kuksianëve shkundi shoqerinë shqiptare të atrofizuar dhe indiferente, shkruan ai në rrjetet sociale…

Swiss Digital Desktop Reklama

“Zoti Kryeministër, keni kërkuar falje publikisht kundrejt popullit Kuksian, pra përse nuk çliron djemat e saj? Nuk janë as kirminalë as terroristë. Janë kandidatë për çmimin Nobel!”, shkruhet në pankartën që mban në dorë qytetari kuksian.

Swiss Digital Mobile Reklama

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?