FOTO/ Autobusi përplaset me makinën në Ibë, plagoset pasagjerja

Një aksident ka ndodhur këtë të hënë në fshatin Ibë, në Tiranë. Sipas policisë bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:10, ku një autobus është përplasur me një makinë duke lënë të plagosur një pasagjere.

Mësohet se drejtuesi i autobusit Ndriçim Hidri ka humbur kontrollin e mjetit të tij me targë AA 631 EJ dhe për pasojë është përplasur me mjetin me targë AA 713 KX, me drejtues Arben Liçaj dhe për rrjedhojë një pasagjere e autobusit ende e paidentifikuar, ka mbetur e plagosur.

E plagosura është dërguar menjëherë  në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia dhe grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?