FOTO/ Banorët e “Don Bosko”-s në Tiranë edhe me kënd rekreativ

Përfundimi i punimeve të infrastrukturës urbane i ka dhënë mundësi Bashkisë Tiranë që t’u japë banorëve të lagjes “Don Bosko” edhe një shesh rekreativ.

Lajmin e bën të ditur vetë kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili nëpërmjet një postimi në rrjetin social “facebook”, shprehet se këndi i ri rekreativ është drejt përfundimit.

“Thuajse gati një tjetër shesh rekreativ mes pallateve te Njësia 9 – Don Bosko. Faleminderit banorëve për durimin – punët e bukura duan pak kohë!”, shkruan Veliaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këndi i ri rekreativ përmban module lojërash për fëmijët, si dhe është arreduar me pajisjet e nevojshme çlodhëse edhe për më të rriturit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?