FOTO/ Bardhi takim me të rinjtë në Roskovec: Më të mirët e kanë vendin në qeverinë e re të PD pas 11 majit

Drejtuesi politik i PD-së në qarkun Fier, Gazment Bardhi zhvilloi këtë të martë një takim me të rinjtë e Roskovecit. Ai theksoi rëndësinë e angazhimit të tyre në fushatën elektorale. Në një postim në Facebook, Bardhi u shpreh se të rinjtë janë forca që do ta çojë përpara ndryshimin pas 11 majit. Ai i inkurajoi ata të mos heqin dorë nga studimet, pavarësisht vështirësive që përballin.

Postimi i plotë

Të rinjtë, fuqia jonë

Swiss Digital Desktop Reklama

Me të rinjtë e mrekullueshëm të Roskovecit! E rëdësishme për ne angazhimi i tyre në fushatë, por i inkurajova të studiojnë sa më shumë, pavarësisht veshtirësive. Më të mirët e kanë vendin në qeverinë e re të Partisë Demokratike pas 11 Majit!

Swiss Digital Mobile Reklama

Mundësitë për punë për të rinjtë, përjashtimi ose lehtësimi nga taksat i bizneseve të hapura prej të rinjve, ulja e taksave për prindrit e tyre, rritja e paga e dhe pensioneve do të jenë shumë arsye së bashku për të mbajtur të rinjtë në Shqipëri.

Rinia është fuqia jonë! Në Roskovec dhe në qarkun e Fierit kemi krijuar një bërthamë të fortë që i prin fitores!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?