FOTO/ Berisha i shoqëruar nga Vokshi dhe Noka, Basha përshëndet gazetarët, Rama bisedon me Ballukun
Aktualitet E Hënë, 5 Shtator 2022 18:45
Pas pushimeve të gushtit, por jo heshtjes politike, Parlamenti ka çelur sot sesionin e ri parlamentar. Kryeministri Edi Rama shihet në foto duke biseduar me zv.kryeministren dhe Ministren e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku. Kryetari i PD-së Sali Berisha mbërrii i buzëqeshur dhe i shoqëruar nga dy deputetët Albana Vokshi dhe Flamur Noka. Ndërkohë ish-kreu i PD Basha shihet i vetëm, teksa përshëndet gazetarët.