FOTO/ Berisha: Ja lidhjet e Avdulajt me Ramën

Ish-kryeministri Sali Berisha, tha sot në ‘Open’ se dy nga kriminelët e arrestuar ditën e djeshme, e njohur si banda e Avdylëve në Durrës ka lidhje me kryeministrin Edi Rama dhe Vangjush Dakon.

Berisha ka treguar edhe një foto ku Avdyli pozon në krahë të Edi Ramës. Më tej Berisha tha se ata kanë ndikuar edhe në zgjedhjet lokale.

“Lidhjet e Avdylit me Edi Ramën janë të faktuara (tregon foton). Ka video që tregojnë lidhjet e Gjushit me Avdylin, të Ramës me Avdylin. Këta kanë emëruar inspektorin e mjedisit në Durrës., inspektorin e AKU-së. Lidhjet midis bandave, Avdylt, Bajrat Nokajt, por në krye të tyre ka qenë Geron Xhafa”, u shpreh Sali Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

“Peçe Avdyli me Ramën gjatë fushatës së fundit”, tha Berisha.

Pjesë nga intervista

Eni Vasili: Ju akuzoni Ramën dhe qeverinë si të lidhur me bandat, po bandat u goditën, laboratori i drogës në Has u zbulua.

Berisha: E vërteta është që kjo ishte fundjavë e dekonspirimit të operacioneve ndërkombëtare pasi janë lëshuar 45 urdhër arresti dhe janë arrestuar 26 se të tjerët janë informuar në kohë dhe janë larguar. “Hasi” është një informacion që vjen nga agjensitë gjermane të ligjzbatimit. Po ta kthesh opiumin në heroninë i bie 5.2 tonelata. Po kush u kap? U kap fshatari, fshatari është trafikat. Por mos mendoni se lëviz një sasi e tillë për një, dy apo tre fshatarë. Ata kanë një proteksion politik të madh. 5.2 tonelata është një sasi shumë e madhe për Europën. Partnerët tanë nuk dështuan, por nuk u kapën bosët, u kapën fshatarët. Një elekriçist, një punonjës policie, një punonjës zjarrfikëse në Shkodër dhe një biznesmen turk. është një sasi që nuk lëviz kurrë pa një garanci politike.

Eni Vasili: Kush e dekonspiroi operacionin sipas jush?

Berisha: Policia s’ka asnjë dyshim. Sasia që u kap është më e madhe se “Xibraka” dhe se “Maminasi”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?