FOTO/ Blindohet Rinasi – Izet Haxhia zbret në Shqipëri

Izet Haxhia sonte në mbrëmje do të ekstradohet nga Turqia. Ish-bodigardi i Sali Berishës është nisur nga Stambolli me avion, ndërsa do të zbresë në Rinas rreth orës 20:00. Report Tv sjell pamje nga aeroporti i Rinasit, ndërsa nuk ka masa shtesë sigurie. Pas mbërritjes në Rinas, Haxhia do të dërgohet fillimisht në Drejtorinë e Policisë së Tiranës i shoqëruar me autoblind, ndërsa më pas do të transferohet në burgun e sigurisë së lartë 313.

Ditën e sotme pala shqiptare i dorëzoi kërkesën palës turke për ekstradimin. Kërkesa e Ministrisë shqiptare të Drejtësisë i është dorëzuar ambasadës shqiptare në Ankara përmes Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme. Ambasada shqiptare ia ka përcjellë Ministrisë së Jashtme turke, e cila e ka dorëzuar shkresën me kërkesën në Ministrinë e Drejtësisë.

Ish-truproja i Presidentit Berisha u arrestua në vitin 2006 në Turqi, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia shqiptare. Haxhia u vetëdorëzua tek autoritetet turke pak javë më parë. Ai është dënuar me 25 vite burg si bashkëpunëtor në vrasjen e Azem Hajdarit, akuzë të cilën ish-truproja i Sali Berishës nuk e ka pranuar kurrë. Ai kërkoi që të ekstradohet dhe të përballet me akuzat e drejtësisë shqiptare, ndërsa do të mbrohet nga avokati Fran Dashi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ekstradimi i tij në Shqipëri mund të çojë në rihapjen e dosjes ‘Hajdari’, pasi Izet Haxhia është shprehur vazhdimisht se ka prova që fajësojnë ish-kryeministrin Sali Berisha si pjesë e skenarit që çoi në ekzekutimin e Azem Hajdarit pak metra larg selisë blu 12 shtatorin e vitit 1998.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?