FOTO/ Blloku i Sigurisë, godina e re 5 kate që do të ndërtohet te “Mine Peza” në Tiranë! Hapet tenderi

Drejtoria e Policisë së Tiranës ka hapur tenderin për ndërtimin e një godine të re në rrugën Mine Peza në Tiranë. Fondi limit është 251 milion lekë ndërsa afati për dorëzimin e ofertave është 22 prill 2019. Pas shpalljes së fituesit, godina parashikohet të ndërtohet për një periudhë 24 mujore.

Referuar dokumenteve të tenderit të shpallur në Agjencinë e Prokurimeve Publike, prona në të cilën mendohet të krijohet Blloku i Dhomave të Sigurisë së Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, është me vendndodhje në zonën kadastrale nr.8350, me numër pasurie 4/459, sipas dokumentit hipotekor “Çertifikatë për Vërtetim Pronësie nr.1271152, lëshuar më date 15.02.2016”, me adrese Rruga Mine Peza, Tiranë.

Sipërfaqja totale është 746 metra katrore ndërsa sipërfaqja ndërtimore (objekti 1-kat) 351.6 m2 Prona ka komponent përbërës të saj një objekt 1-kat, i cili është ndërtuar në vitin 1969, me konstruksion mbajtës me kollona dhe mur tulle dhe është në gjendje tepër të amortizuar dhe jashtë shërbimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për këtë objekt kërkohet prishja e tij dhe sipërfaqja e lire e truallit nënobjekt që përftohet nga prishja, bëhet pjesë e sipërfaqes totale të lirë të pronës 746 m2 që do të jetë objekt studimi për ndërtimin e Bllokut të Sigurisë së DVP Tiranë dhe të ambienteve të tjera ndihmëse të kësaj strukture.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vendi ku do të ndërtohet godina e re kufizohet me “Burgun 313” dhe me rrugën “Mine Peza”dhe me shkollën “Jeronim de Rada”pjesë e Njësisë Bashkiake nr.9 dhe është pronë e Shtetit Shqiptar.

Objekti i ri që do të ndërtohet i përket kategorisë të veprave civile të rëndësisë të veçantë. Përbëhet nga një strukturë e vetme 5 kate me 1 kat bodrum.

Blloku i Dhomave të Sigurisë do të ketë në katin nëntokë dhomë kontrolli për të ndaluarit, detektorë, garazh për 40-50 automjete etj. Kati i parë përdhe parashikohet të ketë zyrë për shefin e seksionit, ambiente për veshjet e armët, sallë mbledhjesh etj. Kati i parë parashikohet të ketë dhomë mjeku, dhomë intervistimi, dhomë për paraqitje e për njohje, dhoma sigurie, ambiente për veshje dhe ushqime për të ndaluarit etj.

Katet 2 dhe 3 parashikohet gjithashtu që të kenë dhoma mjeku, dhoma intervistimi, ambiente për veshjet e ushqimet për të ndaluarit etj. Ndërsa kati i katërt veç dhomës së mjekut, dhomës së njohjes, e zyrave të administratës, parashikohet të ketë 15 dhoma sigurie. / SCAN

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?