FOTO/ Çakmaku i Dylaverit që shkretoi pyjet në Dibër, arrestohet 65-vjeçari dhe një adoleshent

Me këtë çakmak që duket në foto, 65-vjeçari Dylaver M. nga fshati Gjon i Bulqizës, i ka vënë zjarrin pyllit në Martanesh. 500 m2 pyll janë shkretuar megjithë luftën që bënë emegjencat civile dhe banorët e fshatit për ta shuar.

Dylaver M. është arrestuar tashmë si autori i vënies së zjarrit më datë 29 gusht 2017 në fshatin Gjon si edhe në fshatin Lenë, ku me datë 24.08.2017, është djegur një sipërfaqe pylli (me pisha).

Policia e Dibrës, po ashtu, filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit A.K, 15 vjeç, banues në Muhurr pasi dyshohet të jetë autori i vënies së zjarrit më datë 24.08.2017 në fshatin Muhurr, Dibër, ku si pasojë është djegur një sipërfaqe pylli, rreth 10 dynym (dushk, shkurre).

Swiss Digital Desktop Reklama

Po punohet për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit D.M. dhe për veprën penale “Shkatërrim me zjarr i pyjeve dhe mjedisit pyjor”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?