Foto/ Çfarë do Avokatja e Popullit në kafe me Ulsi Manjën në ditën kur Kushtetuesja diskuton për Teatrin
FaxNews ka siguruar një foto të avokates së popullit Erinda Ballanca me deputetin socialist dhe njëherësh kreun e komisionit të ligjeve Ulsi Manja, në ditën kur Gjykata Kushtetuese diskuton mbi çështjen e Teatrit Kombëtar.
Avokati i popullit është një nga palët në proces sa i takon çështjes së Teatrit, ku dha një raport negativ disa ditë pas shembjes së tij.
Burime bëjnë me dije se takimi mes Ballancës dhe Manjës është bërë në një kafe në afërsi të Gjykatës Kushtetuese, e cila pritet të mbledhë sot provat e palëve për Teatrit, por nuk do të japë ende një vendim final.
Në mbledhjen që u zhvillua pak ditë më parë për çështjen e Teatrit, Kushtetuesja refuzoi kërkesën e presidentit Meta për thirrjen e dëshmitarëve dhe të politikanëve dhe zyrtarëve të lartë në vend, ndërkohë që iu dha më shumë kohë palëve për të paraqitur provat e tyre.