FOTO/ Dy kallëpe tritol lokalit, zbardhen detaje të reja, ja çfarë ndodhi pas shpërthimit të parë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në Elbasan, ku persona të paidentifikuar i kanë vendosur dy kallëpe tritoli një lokali.

Sipas policisë, rreth orës 04:00, në lagjen “Aqif Pasha” në Rrugën “Rinia”, në ambientet e jashtme të një lokali në pronësi të shtetasit V. P., në dy vende të ndryshme kanë vendosur lëndë plasëse e dyshuar tritol.

Një sasi lënde plasëse e dyshuar tritol, ka shpërthyer duke shkaktuar dëme materiale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pjesa tjetër është çaktivizuar nga forcat e Njësisë Antieksploziv, në kohë reale, e cila ishte vendosur në ambientet e jashtme të lokalit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 200 gram lëndë plasëse e dyshuar tritol. Menjëherë është ngritur grupi hetimor, të cilët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale” Shkatërrimi i pronës me eksploziv”.

 

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?