Foto e ditës në Botë/Papa Françesku meshë të përbashkët me Patriarkun ortodoks në Stamboll

Në ditën e tij të fundit në Turqi, Papa pritet të takojë edhe disa refugjatë të larguar nga Iraku dhe Siria për t’i shpëtuar luftës atje, për të shprehur mbështetjen e tij kundër minoriteteve fetare që po përndiqen në Lindjen e Mesme nga ekstremistët e Shtetit Islamik.

Megjithatë, mjaft e rëndësishme nga pikëpamja fetare është edhe deklarata e përbashkët e bashkëpunimit që do të bëjnë Papa dhe Patriarku Ortodoks, me synim ribashkimin e dy degëve që janë ndarë prej vitit 1054. Papa pritet të niset për në Romë pasditen e së dielës.

Një ditë më parë ai ishte sërish i pranishëm në një shërbesë fetare me Bartolomeun I dhe pasi shkëmbeu dhurata me të, mori pjesë në një ceremoni fetare në Xhaminë Blu, bashkë me kryemyftiun e Stambollit, Rahmi Jaran. 

 

SHKARKO APP