Foto/ Policia kërkon “kriminelen”, ka vjedhur Shtetin
Një realitet i hidhur. Një e moshuar, që shet dy a tri gjëra, që i ka mbjellur në bahcen e saj, është e detyruar që edhe ato dy speca e dy domate, të mos i shesë. Denoncime të rasteve të tilla nuk kanë munguar në rrjete sociale por këto foto janë me të vërtetë tronditëse.
E moshura, që me mallin e strukur para këmbëve të saj, ju fshihet policëve bashkiakë. Ngjarja ka ndodhur sot në rrugën “Fortuzi”, pranë shkollës “Jeronim de Rada”.
Në foton e më poshtme, të cilat janë shkrepur në të njëjtin vend dhe kanë të njëjtin subjekt, tregohet një shitëse ambulante, e cila mundohet t’i shpëtojë syrit të policisë bashkiake dhe gjobave të tyre, por që nuk u shpëton dot kalimtarëve, të cilët ia qajnë halli.
Duket sikur këta policë janë vënë në kërkim të gruas së gjorë, e cila mban në duar mallin e saj të pakët të ndarë në qeska dhe rri mendueshëm, me dorën të vendosur tek goja.

KOHA JONË SONDAZH

