FOTO/ E ndalon pa patentë, i gjen dhe kallash. Dyshimi: 17-vjeçari roje në parcelat e kanabisit
Një 17-vjeçar nga Memaliaj është arrestuar mbrëmjen e sotme, pasi drejtonte mjetin tip “Land Rover” pa një leje drejtimi. Pasi kanë ndaluar të riun me inicialet A.L, policia ka ushtruar një kontroll në makinën e tij, me targa AA396IG.
Ashtu siç edhe ishte sinjalizuar më herët, nga informacione të marra në rrugë operative, policia gjeti në makinën e 17-vjeçarit një armë zjarri tip kallashnikov, si dhe një krehër me 29 fishekë. Ndërkohë, burime nga policia pohojnë për BalkanWeb se ka dyshime që i riu, (pa precedentë të mëparshme penale), është roje në parcelat e kanabisit.
Uniformat blu kanë shoqëruar në komisariat të riun nga Roskoveci, ndërsa materialet në ngarkim të tij i kaluan prokurorisë së rrethit.
NJOFTIMI I POLICISE
Njësia Operacionale e Kontrollit të Territorit në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër në bashkëpunim me efektivët e Stacionit të Policisë Memaliaj në zbatim të Planit të Masave për patrullimin dhe kontrollin e territorit, bazuar edhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se një i ri nga Fieri po qarkullonte me armë zjarri në makinë, në vendin e quajtur “Sektori i 3”, segment rrugor pranë fshatit Luftinjë, kanë bërë bllokimin e automjetit të dyshuar.
Nga kontrolli i ushtruar në automjetin tip “Land Rover”, me targa AA396IG, që drejtohej nga i riu nga Fieri u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik, model 56 me një krëhër, në të cilin ndodheshin 29 fishekë.
Si dhe nga kontrolli i dokumentacionit të automjetit rezultoi se ky shtetas ishte i pa paJisur me leje drejtimi.
Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga Specialistët e Stacionit të Policisë Memaliaj u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
A.L, 17 vjeç, banues në Roskovec, për veprat penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Drejtim automjeti pa leje drejtimi”.

KOHA JONË SONDAZH

