Foto e Tahirit, Balilit dhe Bajrin/Drejtoria e Burgjeve: Ishin të akomoduar në një sektor

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar pas publikimit të një fotoje në rrjetet sociale, ku shfaqet ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, në tavolinë me Bajrin dhe Balilin brenda qelisë.

Fotoja është publikuar nga gazetari Flamur Vezaj, i cili thekson se fotoja është realizuar brenda një qelie në burgun e Kosovës në Lushnje pak muaj më parë.

Ndërkohë Drejtoria e Burgjeve përmes një reagimi zyrtar, ka thënë se personat në fotografi, në kohën kur është bërë kjo foto, vuanin dënimin me statusin e ‘të burgosurit’ në IEVP ‘Kosova e Lushnjes’.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në njoftim thuhet se të burgosurit kanë qenë të akomoduar në të njëjtin sektor dhe ushqimi i shërbehet gjithmonë në dhomat e të dënuarve, pasi nuk ekziston një menzë kolektive.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përsa i përket pretendimeve për konsumimin e alkoolit, Drejtoria thotë se janë shishe me ujë dhe gota me pije freskuese.

“Dëshirojmë t’ju informojmë se personat në fotografi, në kohën kur është bërë kjo foto, vuanin dënimin me statusin e ‘të burgosurit’ në IEVP ‘Kosova e Lushnjes’.

Këta të burgosur kanë qenë të akomoduar në të njëjtin sektor dhe është e rëndësishme të theksojmë se në këtë IEVP, ushqimi shërbehet gjithmonë në dhomat e të dënuarve, pasi nuk ekziston një ambient i veçantë (menzë kolektive) për ngrënien e ushqimit, por konsumohet vetëm në dhomat e tyre.

Në lidhje me pretendimet për pije alkoolike, është e dukshme që në tavolinë janë shishe me ujë, si dhe gota me pije freskuese.

Në asnjë rast nuk ka pasur shkelje, dhe në bazë të rregulloreve, konsumimi i verës apo pijeve alkoolike është i ndaluar në të gjitha IEVP-të në vendin tonë.

Fotografia në fjalë ka qënë pjesë e disa fotografive të bëra nga personeli i IEVP “Kosovë e Lushnjes”, gjatë ndjekjes së një dite normale në Institucion, konform rregulloreve ne fuqi.

Në të njëjtën kohë, dëshirojmë të bëjmë të ditur se ky institucion është përgjatë gjithë kohës i monitoruar nga SHKBB dhe mekanizmat monitorues”, shkruan Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?