FOTO/ Edi Rama mesazh studentëve me fjalët e Barak Obamës

Kryeministri Edi Rama pas dy inspektimeve të zhvilluara sot në konviktet e fakultetit të Inxhinierisë dhe ato të Qytet Studentit,  ka qenë gjithashtu aktiv edhe në rrejtet sociale duke përçuar mesazhe për studentët.

Në një postim në “Instagram” pak minuta më parë, shefi i qeverisë citon një shprehje të ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama.

“Nëse mendoni se shkollimi është i shtrenjtë, shikoni se sa shumë do t’ju  kushtojë injoranca”, thuhet në dixhiturën e shpërndarë nga Rama në llogarinë personale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këto fjalë, ish-kreu i Shtëpisë së Bardhë, Barak Obama i shprehu 5 vite më parë përmes një statusi në “Twitter”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?